Home / Lajme / Botë / Kaliforni: Zgjidhet me para çështja e heqjes së mbulesës

Kaliforni: Zgjidhet me para çështja e heqjes së mbulesës

Një qytet në Kaliforni do të paguajë 85,000 dollarë për ta zgjidhur një proces gjyqësor, të nisur nga një grua myslimane, sipas së cilës policia i ka larguar me forcë mbulesën.

Grupi për të drejtat e islamit, Këshilli për marrëdhëniet amerikano-islamike (CAIR), ka njoftuar për marrëveshjen.

Ky grup, ka thënë se ka paditur qytetin Long Beach, pasi Kirsty Powell, ka thënë se “oficerët policorë i kanë hequr me forcë mbulesën përpara disa meshkujve dhe dhjetëra të arrestuarve”, pasi ajo ishte arrestuar në maj të vitit 2015.

Sipas Poëell, një grua afrikano-amerikane, “detyrimi që i është bërë për të qëndruar tërë natën pa mbulesë, për të ka qenë traumatike”.

Padia e bërë nga Powell, ka shtyrë Departamentin Policor në Long Beach, të braktisë politikën, sipas së cilës grave të burgosura u ndalohet përdorimi i mbulesave fetare.

Asistent avokati i qytetit, Monte Machit, i ka thënë Los Angelos Times, se sipas politikave të reja, policia mund t’i largojë mbulesën një gruaje të burgosur, “ në rastet kur është e nevojshme siguria e stafit policor”, mirëpo duhet të largohet nga një grua në detyrë dhe larg gjinisë mashkullore.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *