Home / Kryesoret / Kandidatët për policë protestojnë para MPB-së

Kandidatët për policë protestojnë para MPB-së

34 kandidatë për policë nga klasa e 3-të, të cilët kanë përfunduar trajnimin dhe që akoma nuk janë punësuar, kanë dalur në protesta para Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 

Bëhet fjalë për gjeneratën 2015/16 të cilët për më shumë se një vit, me certifikata qëndrojnë në shtëpi të papunësuar. 400 kolegët e tyre, me të cilët kanë përfunduar trajnimin tanimë janë punësuar nëpër stacione të ndryshme të vendit,

 

Ata kërkojnë nga ministri Oliver Spasovski, t’u sigurojë paga për praktikën e tyre dhe t’i angazhojë në vende pune së bashku me kolegët e tyre, në të kundërtën thonë se do të vazhdojnë me protesta.

Ata theksojnë se me ministrin Spasovski janë takuar para dy javëve, ndërsa ai i ka njoftuar se Ministria për momentin nuk ka para për t’i punësuar.

MPB sot ka shpallur konkurs për 500 policë, të cilët duhet ta kalojnë trajnimin në kohëzgjatje prej një viti, ndërsa më pas do të nënshkruajnë kontratë pune. Policët të cilët do të angazhohen, do të jenë të detyruar të qëndrojnë në punë së paku pesë vite.

Sipas konkursit, më shumë policë kërkohen në Shkup (360), por do të abgazhohen edhe në stacionet në Ohër, Manastir, Strumicë, Shtip, Kumanovë, Veles dhe Tetovë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *