Home / Lajme / Rajon / Karaburun, rrezikon të mbytet skafi me 4 persona në bord

Karaburun, rrezikon të mbytet skafi me 4 persona në bord

Një skaf ka rrezikuar të mbytet mesditën e sotme në brigjet e Karaburunit. Burimet e policisë bëjnë me dije se kanë qenë 4 persona që udhëtonin në bordin e skafit, por për shkak të një defekti në motor, mjeti ka rrezikuar të fundoset. Më pas personat kanë telefonuar policinë kufitare për defektin.

 

“Ju lutem na ndihmoni, kemi ngelur në mes të detit me skaf. Ka defekt në motor”, mësohet se kanë thënë në njoftimin e policisë kufitare pushuesit. Menjëherë policia kufitare i shkoi në ndihmë, duke rimorkiuar skafin e duke shmangur kështu një tragjedi. Mjeti ujor është nxjerrë më pas nga policia kufitare në bregdetin e Radhimës.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *