Home / Lajme / Rajon / Kontroll importeve, acarohen marrëdhëniet Serbi-Kroaci

Kontroll importeve, acarohen marrëdhëniet Serbi-Kroaci

​Kontroll importeve, acarohen marrëdhëniet Serbi-Kroaci

Qeveria serbe i ka dërguar një notë proteste qeverisë kroate dhe Komisionit Europian, pas vendimit të Zagrebit zyrtar për të rritur kontrollet mbi importin e produkteve të agrikulturës

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, e cila ka deklaruar se Beogradi po kontakton edhe me vende të tjera të prekura nga kjo masë për të arritur një reagim të përbashkët.  “Kur dikush bën një lëvizje si ajo e Kroacisë, atëherë nuk mund të ketë hapësirë për bisedime për bashkëpunim dhe integrim ekonomik. Këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin në rajonin tonë”, ka thënë Brnabiq.

Ajo ka nënvizuar se Serbia do të tregohet sërish konstruktive dhe tolerante, po nuk do ta injorojë këtë vendim të Zagrebit.  “Ne do të mbrojmë prodhuesit dhe eksportuesit tanë”, ka thënë Brnabiç, duke shtuar se Kroacia po shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Serbisë dhe BE-së.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *