Home / Kryesoret / Kosova përballet me krizë të mundshme politike

Kosova përballet me krizë të mundshme politike

Pasi përbërja e re parlamentare dje nuk arriti të zgjedhë kryetar të Kuvendit, Kosova po përballet me krizë të mundshme politike.

Sipas mediave kosovare, zgjedhja e kryetarit të Parlamentit është kyçe, për shkak se është indikator se nëse koalicioni, duke përfshirë edhe ish- komandantët e luftës së Kosovës për Pavarësi, mund të tubojnë votat për të zgjedhur kryeministrin”

Aleanca e quajtur “krahu të luftës”, fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e 11 qershorit, por ka vetëm 39 ulëse nga 120 në parlament. Ajo pasohet nga Vetëvendosje me 32 vende, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.

“Ata refuzojnë të hyjnë në koalicion me ‘krahun e luftës’, gjë që pengoi formimin e një qeverie të qëndrueshme”.

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është një hap i rëndësishëm për të formuar parlamentin dhe t`i hapë rrugën presidentit për emërimin e kryeministrit. Pastaj mandatari do të ketë 15 ditë kohë për të propozuar një qeveri dhe ta aprovojë atë. Dështimi për të votuar kryekuvendarin ka ngritur shqetësime se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja.

“Nëse Vetëvendosja dhe koalicioni i udhëhequr nga LDK nuk e mbështesin ‘krahun e luftës’ atëherë ‘Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja'”, ka thënë analisti politik Ramush Tahiri.

Gjithashtu lexo

Mediat serbe ”e bëjnë” Zaevin Kosovarin më të madh në rajon (Foto)

Është duke ndodhur një skandal diplomatik në mes Maqedonisë dhe Serbisë dhe si rezultat i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *