Home / Lajme / Rajon / Kosovari alarmon policinë zvicerane, ndjekje nëpër qytet për t’i shpëtuar por…

Kosovari alarmon policinë zvicerane, ndjekje nëpër qytet për t’i shpëtuar por…

Gjatë natës, kur një patrullë policore deshi të kontrollonte një shofer shqiptar në Mellingen të Katonit Aargau, ai iu shmang asaj dhe në përpjekje për të ikur, bëri aksident, shkruan aargauerzeitung.ch.

Më vonë u sqarua edhe arsyeja e ikjes së tij: i riu 24 vjeçar me shtetësi kosovare, nuk kishte patentë shoferi.

Në ikje e sipër ai ka prekur dy makina të parkuara dhe pastaj ka humbur kontrollin mbi makinën e tij VW duke e ngarë drejt një gardhi, ku policia arriti ta ndalonte, transmeton albinfo.ch.

Më vonë, pas kontrollimit të bërë u konstatua se ai nuk kishte fare leje për të ngarë veturën, la njoftuar policia e Kantonit të Aargaut.

Për të kuptuar nëse ai ka qenë nën ndikimin e drogës ose alkoolit, policia ka caktuar një provë të gjakut dhe të urinës. Ndaj të riut do të ngrihet padia në Prokurorinë Publike në Baden.

 

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *