Home / Lajme / Kronika e zezë / KOSOVË-SHQIPËRI E masakruan me thikë për një karikues, ky është autori dhe bashkëpunëtorët e tij

KOSOVË-SHQIPËRI E masakruan me thikë për një karikues, ky është autori dhe bashkëpunëtorët e tij

Në sherrin për motive banale që ndodhi natën e mbrëmshme në kryeqytet, ku mbeti i vrarë 22-vjeçari Marvi Mihali, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Policia ka nisur krehjen e zonës për gjetjen e mjetit prerës me të cilin u plagos 22-vjeçari, i cili ndërroi jetë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ai u qëllua me thikë në afërsi të stadiumit “Dinamo” dhe pasi e plagosi rëndë, autori Eugen Bitraj e ka hedhur mjetin e krimit pranë lumit “Lana”.

Forca të shumta policie janë angazhuar në gjetjen e mjetit me të cilën mbeti i masakruar i riu.

Shkak për sherrin, burime për JOQ.al bënë të ditur se u bë një karikues telefoni. Marvi kishte blerë një telefon nga Dejvi Bitraj dhe i kërkonte edhe karikuesin e tij dhe aty ka nisur përplasja që çoi në fundin fatal.

Sipas BW, pasi të rinjtë kanë nisur të zihen 19-vjeçari Dejvi Bitraj e ka tërhequr Marvin jashtë lokali, pranë një makine. Aty ka thirrur në ndihmë djalin e xhaxhait të tij, Eugenin i cili ka nxjerrë armën e ftohtë duke e qëlluar me thikë 22-vjeçarin. Pasi e kanë futur në kënd, në ndihmë i kanë shkuar edhe 2 shokët.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi si autor i ngjarjes:

– Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe janë arrestuar si bashkëpunëtorë në krim:

– Dejvi Bitraj, 19 vjeç, banues në Tiranë.

– Kridens Alla, 19 vjeç, banues Tiranë.

– Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.
1-3

2-2

10537026_611759535608981_3269990743488043303_n

11063796_861527400552603_3797367597234622044_n

20525582_1438338436254558_5236126432051001060_n

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *