Home / Lajme / Rajon / Krasniqi: Veseli nuk është kandidati final për kryeparlamentar, megjithatë nesër konstituohet Kuvendi

Krasniqi: Veseli nuk është kandidati final për kryeparlamentar, megjithatë nesër konstituohet Kuvendi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zbuluar se Kadri Veseli nuk është kandidati final i PAN-it për kryetar të Kuvendit.

Sipas Krasniqit, përkundër faktit se Veseli është kandidati më i përshtatshëm për këtë pozitë, vetëm të enjten do të merret vesh kush nga koalicioni PAN do të kandidohet.

Megjithatë, ai ka thënë se cilido që do të jetë kandidati i PAN-it, ai do të votohet për kryetar të Kuvendit.

“Nuk e thash që Kadri Veseli do të jetë kandidati ynë final, megjithëse është i duhuri dhe ka mbështetjen e plotë të PDK-së. Ne shpresojmë që të jetë ai mirëpo në politik asnjëherë nuk i dihet. Megjithatë, nesër do të konstituohet Kuvendi dhe kandidati i PAN-it do të zgjidhet për kryetar, këtë ua garantoj”, ka thënë Krasniqi.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *