Home / Lajme / Maqedoni / Kroacia pengon importin e pemëve dhe perimeve nga Maqedonia

Kroacia pengon importin e pemëve dhe perimeve nga Maqedonia

Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nga Brukseli do të kërkojnë ndihmë për të vepruar ndaj Kroacisë, për arsyen se i ka rritur detyrimet e importit për këto vende për pemët dhe perimet.

Sidomos për importet nga Maqedonia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, sipas ndryshimeve në inspektimet e mbikëqyrjes, në vend të 12 eurove, ngarkohen për të paguar 270 euro për kontrollë të produktit, që do të thotë se në qoftë se një kamion që mban llojet e frutave apo të perimeve, importuesit do të paguajnë individualisht për secilin prej tyre, i cili praktikisht e bën të vështirë importin në Kroaci nga vendet e Ballkanit që nuk janë pjesë e BE-së.

Të parët reaguan serbët të cilët thanë se Kroacia e ka shkelur marrëveshjen e stabilizimit ndërmjet BE-së dhe Serbisë.

Sipas medias serbe, autoritetet tjera të shteteve, pritet të reagojnë ndaj këtij vendimi të Kroacisë, përfshirë edhe Maqedoninë.

Autoritetet maqedonase edhe pse nuk janë deklaruar, do të takohen në Sarajevë me kolegët e tyre për të diskutuar pengesat në lidhje me importin e produkteve bujqësore.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *