Home / Lajme / Maqedoni / Ky çift nga Maqedonia përmendet nga e gjithë bota për një arsye shumë të veçantë

Ky çift nga Maqedonia përmendet nga e gjithë bota për një arsye shumë të veçantë

Dasmat në Maqedoni shpeshtohen gjatë verës dhe kjo ndikon që me raste të ndodhin edhe befasi të bukura apo dështime që duhet të harrohen. Tani ju prezentojmë çiftin Ana dhe Igor Stojanov, të sapomartuar nga Manastiri.

Çifti kishte një kërkesë të veçantë deri tek të gjithë të ftuarit. Para se të ju tregojmë kërkesën, duhet të ju tregojmë traditën e dasmave maqedonase. Përveç dhuratave, çiftit i jepet edhe lule dhe ëmbëlsira.

Në vend të luleve dhe ëmbëlsirave çifti Stojanov kërkuan që mysafirët të sjellin lodra për fëmijë.

Të njejtat çifti i dërgoi tek Enti për rehabilitim të fëmijëve me dëgjim dhe të folur të dëmtuar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ajo ndjenja kur e ndanë gëzimin dhe fatin me tjerët është e magjishme. Pikërisht për këtë, unë dhe burri im kërkuam nga të ftuarit që të të sjellin lodra për fëmijë dhe ngjyra për vizatim. Të njetat i çuam së bashku me burrin tim tek Enti për rehabilitim të fëmijëve me dëgjim dhe të folur të dëmtuar. U habitëm me gëzimin e tyre. Buzëqeshja e tyre ishte shpërblim për neve. Shpresojmë se të njejtën sjellje do ta bëjnë edhe çiftet tjera, dhe pse jo, të mbushim këto shtëpi ku ka fëmijë në nevojë me dashuri dhe ngrohtësi.” tha Ana Stojanova.

Të punësuarit në këtë shtëpi përkujdesëse nuk e kanë fshehur gëzimin ndërsa kjo ngjarje me shpejtësinë e dritës është shpërndarë nëpër rrjetet sociale dhe nëpër mediat e rajonit.

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *