Home / Lajme / Maqedoni / Lëvizja BESA cakton kandidatin për Tearcën, ja emri

Lëvizja BESA cakton kandidatin për Tearcën, ja emri

Dr. Amir Elezi, njëkohësisht zëdhënës i Lëvizjes BESA është emri që nga Bashkimi Demokratik për Integrim druajnë se do të garojë në zgjedhjet lokale për Komunën e Tearcës.
Në këtë komunë që ndodhet në pjesën perëndimore të Maqedonisë, ndërsa llogaritet se jetojnë rreth 24 mijë banorë, pritet të zhvillohet garë e ashpër midis dy partive të para shqiptare, BDI dhe Lëvizjes BESA.

Është pikërisht kandidatura potenciale e Dr. Amir Elezit ajo që ka mobilizuar strukturat e BDI – së që të bëhen gati për një garë të ashpër politike e cila pritet të zhvillohet në këtë komunë.

Elezi njihet edhe për përplasjet e tij të ashpra politike kundrejt oponentëve maqedonas ku me këmbëngulje mbronte interesat e shqiptarëve. Ai është një mjek i ri dhe i suksshëm, ndërsa gëzon simpati në mesin e popullatës. Nga Lëvizja BESA ende nuk e kanë konfirmuar kandidaturën e tij potenciale, duke bërë që BDI të vazhdojë të mbetet ndër ethe./Sakte.net

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *