Home / Kryesoret / Lëvizja Besa “lot krokodili” për gjuhën shqipe

Lëvizja Besa “lot krokodili” për gjuhën shqipe

 

Partitë nënshkruese të Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare: BDI, Lëvizja Besa dhe Aleanca për shqiptarët, u zotuan se nuk bashkëpunojnë më asnjë parti maqedonase derisa nuk pranojnë zyrtarizimin e gjuhës shqipe, shkruan gazeta Lajm.

Megjithatë për një ndryshim të këtillë, praksa demokratike- kuvendore kërkon 2/3 e deputetëve, numër ky i paarritshëm nga pala shqiptare. Prandaj, kompromisi i Qeverisë BDI-ALEANCA- LSDM ishte avancimi i gjuhës shqipe.

Lëvizja Besa nuk deshi të jetë pjesë e qeverisë dhe avancimit të gjuhës shqipe, duke kërkuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe, të cilën nuk e dinë as vet ata se si mund ta bëjnë. Por, duke tentuar ta ruaj elektoratin e vet me folklorizma dhe me shpresën se me 5 deputetë do të ndërrohet Kushtetuta e Maqedonisë.

Deputeti Zeqirija Ibrahimi deklaroi se sipas Lëvizjes BESA nw deklaratwn e tij tw fundit para mediave tha se partitë shqiptare në Qeveri me Zaevin kanë hyrë pa marrëveshje.

“A i bie kjo se ata kanë hyrë në qeveri pa asnjë marrëveshje, pra as për gjuhën shqipe? Që e konfirmon qëndrimin tonë se ata janë në qeveri pa asnjë marrëveshje. Sipas nesh, vonesa me gjuhën shqipe është për shkaqe taktike – shqiptarët e BDI-së dhe Aleancës të kenë alibi se e kanë bërë betejën dhe LSDM të ketë arsye se nuk ua ka dhënë gjuhën shqipe shqiptarëve. Që për votuesit e BDI-së dhe Aleancës shtron dilemën se pse ata janë aty, a vetëm për shkak të privilegjeve dhe posteve, ndërsa për votuesin shqiptar të LSDM-së e shtron pyetjen se çka kërkojnë shqiptarë ta mbështesin akoma atë parti që është kundër gjuhës shqipe”, ka deklaruar Zeqirija Ibrahimi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *