Home / Kryesoret / Lika i kënaqur me miratimin e ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve

Lika i kënaqur me miratimin e ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve

Ne jemi të kënaqur të gjithë së bashku që arritëm këtë dhe si ligj do ta shfrytëzojmë të gjithë dhe qytetarët e Maqedonisë janë një hap para drejt realizimit të bërjes së shtetit dhe realizimit të objektivave tona rreth çështjeve integruese, tha me tej zv/kryeministri për implementimin e MO-së Hazbi Lika.

“Ky ligj përmbush gjitha nevojat e qytetarëve të Maqedonisë dhe ende ka punë rreth implementimit të këtij ligji me qëllim që njerëzit ta ndjejnë më pranë vetes”, ka thënë nga Ohri zv/kryeministri Lika.

Ai ka faleminderuar ministrat për bashkëpunim në miratimin dhe përgatitjet e këtij ligji.

“I falënderoj bashkëpunëtorët e mi siç është ministri i Drejtësisë Bylent Saliji ku nëpërmjet kësaj ministrie të bëhet propozim ligji, zv/kryeministrin Bujar Osmani për të harmonizuar marrëveshjet rreth këtij ligji, kabinetin e ministrave që të krijojmë një raport të ndërsjellë mirëkuptimi, ndërsa në mënyrë të posaçme falënderoj kryeministrin e Maqedonisë që pati vullnet dhe guxim të bëjë këtë ndryshim që qytëtarët të gjejnë veten në atë ligj…”, theksoi Lika.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *