Home / Showbiz / Linda Rei gjen të dashur në Zvicër, kush është djali i biznesmenit nga Kosova që po e çmend me jetë luksi

Linda Rei gjen të dashur në Zvicër, kush është djali i biznesmenit nga Kosova që po e çmend me jetë luksi

Historia që ajo rrëfeu për mediat shqiptare ishte nga ato të rrallat që jo çdokush do të guxonte ta bënte aq hapur. Por Linda Rei donte t’i tregonte botës se ajo ka vuajtur shumë për të arritur këtu ku është sot, dhe për më tepër ndihet krenare për çfarë ka arritur në jetë.

Një make-up artist që për vite të tëra në Itali sfilon si modele, përveç garave të bukurisë ku ka marrë pjesë, ajo ka shumë ndjekës në rrjetet sociale për veshjet e bukura femërore dhe stilin e jetës. Tashmë Linda Rei duket se ka gjetur shpirtin binjak, që e bën të ndihet vërtet shumë e lumtur.

Ai është një djalë që jeton në Zvicër, i biri i një biznesmeni të njohur nga Kosova. Vizita e saj e fundit në Tiranë si e ftuar në spektaklin e “Miss Universe Albania” ishte çift, me partnerin në fjalë, por askush nuk e vuri re se ata mund të ishin të dashur.

Tashmë, pas katër muaj njohjeje, Linda vendos si foto profili në rrjetet sociale një pozë nga shtrati me të dashurin e saj, ku lejon të duket trupi i tij me muskuj. Linda tregon për “Panoramën” se u njoh me të në hotelin e babait të tij në Lugano të Zvicrës, kur ajo ndodhej për pushime me mikeshën e saj.

Ajo ndihet e lumtur, edhe pse lidhja e tyre është në distancë, pasi ai jeton në Zvicër dhe ajo në Itali. Net romantike, darka speciale dhe udhëtime të bukura janë gjithçka ajo po shijon në historinë me djalin me origjinë nga Kosova. Pasi rrëfeu historinë e saj në ekranet dhe mediat shqiptare, 29-vjeçarja Linda me emrin e lindjes Rei, ka marrë famë të menjëhershme.

Modelja dhe grimierja në Itali u largua nga Shqipëria në vitin 1999 dhe u kthye në 2016-n, për të bërë bujë me rrëfimin e historisë së saj të pazakontë. Pasi ka sfiluar si miss dhe ka prezantuar disa spektaklenë Itali, Linda ka rrëfyer se i jep shumë rëndësi ndjenjës në dashuri dhe se në planet e saj është të sjellë në jetë një fëmijë “in vitro”.

Image

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *