Home / Lajme / Maqedoni / LP: maqedonia po rikthehet në rrugën e BE-së

LP: maqedonia po rikthehet në rrugën e BE-së

Partia Liberale e Maqedonisë përmes një deklarate për mediat ka përshëndetur nënshkrimin e Marrëveshjes për fqinjësi, partneritet dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe njëherit u ka uruar të gjithë qytetarëve festën e Ilindenit.

“Partia Liberale mirëpret nënshkrimin e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Marrëveshja jo vetëm që siguron integrimin në BE të Maqedonisë, por konfirmon perspektivën e praktikimit të politikave evropiane në rajon.

Partia Liberale vlerësoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshje në dy muajt e parë të qeverisë së re, pas stagnimin dhjetëvjeçar, Maqedonia  është kthyer në rrugën drejt BE-së dhe po i replikon modelit franco – gjerman të bashkëpunimit politik, zhvillimit ekonomik dhe zgjidhjes paqësore të dallimeve në mes të fqinjëve në Ballkan .

Duke uruar festën e sotëm të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, Partia Liberale kujton se brezi politik i sotëm ka mundësi për të rikthyer përkushtimin dhe vizionin e Ilindenit të parë dhe të dytë në Maqedoni, si një shtet të lirë, i begatë dhe demokratik dhe të shoqërisë së të gjithë qytetarëve të saj,” thuhet në deklaratën e Partisë Liberale.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *