Home / Kryesoret / LSDM: Marrëveshja me Bullgarinë i jep fund izolimit të Maqedonisë

LSDM: Marrëveshja me Bullgarinë i jep fund izolimit të Maqedonisë

“VMRO-DPMNE vazhdon me politikat e saj të izolimit, ndarjes, konflikteve dhe kërcënimeve nga armiqtë imagjinarë, me çka vazhdon të punojë në kundërshtim me interesat shtetërore, nacionale dhe strategjike të Republikës së Maqedonisë.”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë është e interesit nacional dhe shtetëror dhe në interes të qytetarëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë.

“Me nënshkrimin e Marrëveshjes, mbyllet edhe një çështje e hapur, bëhet një hap i rëndësishëm drejt integrimeve euro-atlantike, bëhet përparim ekonomik dhe përfundohet plotësisht lidhja hekurudhore mes dy vendeve. Me nënshkrimin e Marrëveshjes, që është sukses i përbashkët i të gjitha qeverive të deritanishme, përfundoi koha kur Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE për shkak të interesave të tyre kriminale e kanë mbajtur Maqedoninë të izoluar dhe erdhi kohë e re e bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe përparimit rajonal në vend të konflikteve rajonale”, shtojnë nga LSDM.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *