Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Me thirrjet për bojkot të “Ilindenit”, VMRO-DPMNE-ja vazhdon me praktikën e vjetër

LSDM: Me thirrjet për bojkot të “Ilindenit”, VMRO-DPMNE-ja vazhdon me praktikën e vjetër

LSDM-ja përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni ka reaguar ndaj thirrjeve të OBRM-PDUKM-së që të bojkotohet festimi i festës nacionale maqedonase “Ilinden”. Nga LSDM thonë se me këto thirrje OBRM-PDUKM-ja vazhdon me praktikën e vjetër për të krijuar ndarje mes qytetarëve.

“Me thirrjen për anëtarët e saj që të mos marrin pjesë në shënimin e njërës nga datat më të rëndësishme historike të Maqedonisë, OBRM-PDUKM-ja vazhdon me praktikën e vjetër të krijimit të ndarjeve dhe tensioneve mes qytetarëve”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se OBRM-PDUKM-ja duhet të reformohet realisht dhe ta tejkalojë mënyrën destruktive të sjelljes dhe t’u jep fund politikave që krijojnë ndarje.

“Shënimi i 2 gushtit është vlerë e përbashët e gjithë qytetarëve të Maqedonisë, pa dallime partiake, etnike ose religjioz”, përfundojnë nga LSDM.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *