Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Për mospagimin e tatimit që e mundësoi OBRM-PDUKM-ja, do të ketë përgjegjësi

LSDM: Për mospagimin e tatimit që e mundësoi OBRM-PDUKM-ja, do të ketë përgjegjësi

LSDM sot përmes një kumtese ka reaguar në lidhe me informacionet se të punësuarit në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) ju kanë mundësuar 37 firmave të mos paguajnë tatim,

Nga LSDM thonë se mbaroi koha e të privilegjuarve dhe mosrespektimit të ligjeve në shtet në dëm të qytetarëve dhe firmave. Nga partia në pushtet theksojnë se rasti me ish funksionarë të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) nga radhët e OBRM-PDUKM-së të cilët në mënyrë të paligjshme u kanë mundësuar 37 firmave të përjashtohen nga procedurat ligjore për pagesë të borxheve milionëshe, për shkak të mospagesës së tatimit dhe me atë me vetëdije kanë krijuar konkurrencë jolojale duke privilegjuar firma të caktuara në dëm të të tjerëve të cilët rregullisht i kanë paguar detyrimet e tyre ndaj shtetit.

Në mënyrë shtesë, konsiderojnë nga LSDM, me dëmet e bëra mbi buxhetin janë dëmtuar të gjithë qytetarët.

“Ky skandal është edhe një nga një sërë dëshmish të cilat qartë tregojnë se OBRM-PDUKM-ja 11 vite ka punuar në kundërshtim të interesave shtetërore dhe të qytetarëve”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM shtojnë se Qeveria e re intesivisht punon në sanimin e dëmeve të bëra, krijon kushte më të mira dhe të barabarta për punë për të gjitha firmat, me çfarë u ndihmon në zhvillimin e tyre në interes së të gjithë qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *