Home / Kryesoret / MAQEDONI BESA thotë se Ligji për shqipen s’ka kaluar. Pyesin: A kanë hyrë në qeveri pa marrëveshje?

MAQEDONI BESA thotë se Ligji për shqipen s’ka kaluar. Pyesin: A kanë hyrë në qeveri pa marrëveshje?

“Në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, që mbrëmë nuk ka kaluar në qeveri, sot detyrimisht duhet t’i shtrojmë disa pyetje: A i bie kjo se ata kanë hyrë në qeveri pa asnjë marrëveshje, pra as për gjuhën shqipe? Që e konfirmon qëndrimin tonë se ata janë në qeveri pa asnjë marrëveshje. Sipas nesh, vonesa me gjuhën shqipe është për shkaqe taktike – shqiptarët e BDI-së dhe Aleаncës të kenë alibi se e kanë bërë betejën dhe LSDM të ketë arsye se nuk ua ka dhënë gjuhën shqipe shqiptarëve. Që për votuesit e BDI-së dhe Aleancës shtron dilemën se pse ata janë aty, a vetëm për shkak të privilegjeve dhe posteve, ndërsa për votuesin shqiptar të LSDM-së e shtron pyetjen se çka kërkojnë shqiptarë ta mbështesin akoma atë parti që është kundër gjuhës shqipe”, tha Zeqirija Ibrahimi, nënkryetar dhe deputet i BESËS.

Sipas Lëvizjes Besa, Ligji nuk ka nevojë të shkojë në Komisionin e Venedikut. Atje mund të dërgohet pasi që të miartohet. “Më e rëndësishem është të miratohet në Kuvend me konsensus sesa çfarë do të thotë Komisioni i Venedikut.

Ne mendojmë se puna e Komisionit është alibi për ta vonuar këtë pike”, theksoi deputeti Ibrahimi. Loja me gjuhën shqipe, shtoi ai, tregon se shqiptarëve në Maqedoni u nevojitet opozitë.

“A e shohin shqiptarët që insistonin të hyjmë në qeveri pa asnjë kusht, siç duket se kanë hyrë këto partitë e tjera shqiptare, se sa kanë nevojë shqiptarët për opozitë? – Nëse nuk ka barazi ekonomike, që po përdëftohet me rebelansin e buxhetit – Nëse nuk vullnet për ta zgjidhur problemin e gjuhës shqipe, që po përdëftohet me vendimin e Qeverisë Cili është kuptimi i kësaj qeverie nëse jo përmbushja e apetiteve e pasioneve për pushtet?”, ka pyetur Ibrahimi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *