Home / Kryesoret / Maqedoni, dënime deri 2 mijë euro për lëvizje në mal pa leje paraprake

Maqedoni, dënime deri 2 mijë euro për lëvizje në mal pa leje paraprake

Për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut nga paraqitja e zjarreve pyjore, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave ka sjellur vendim me të cilin ndalon lëvizjen në mal, i cili do të jetë në fuqi deri më 15 gusht.

 

Ky vendim nuk vlen për punëtorët në Ndërmarrjen Publike për mirëmbajtjen e pyjeve “Pyjet e Maqedonisë” dhe subjektet që menaxhojnë me rajonet e mbrojtura nga gjithë kategoritë, si dhe për ekipe të organizuara turistike.

Ministria apelon tek gjithë qytetarët që në këtë periudhë të vitit të përmbahen nga dëmtimi i pyjeve dhe ndezja e zjarreve në mal.

Personat të cilët do të vërehen se lëvizin në male pa leje të NP “Pyjet e Maqedonisë” ose subjektet që menaxhojnë me rajonet e mbrojtura, do të gjibiten me 1500 deri 2000 euro.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *