Home / Lajme / Kronika e zezë / Skandal në Bërvenicë: Në sy të policëve rrihet shqiptari dhe kërcënohet me vdekje nga pronarët maqedonas (VIDEO)

Skandal në Bërvenicë: Në sy të policëve rrihet shqiptari dhe kërcënohet me vdekje nga pronarët maqedonas (VIDEO)

Një skandal i paparë ka ndodhur sot në komunën e Bervenicës së Tetovës, kur disa maqedonas kanë sulmuar shqiptarin në sy të policëve dhe madje edhe e kanë kërcënuar me vdekje, njofton TetovaSot.

Sipas lexuesit i cili edhe ka dërguar videon në redaksinë e portalit TetovaSot, sot në mesditë ka ndodhur një ndeshje në Bërvenicë, ku sipas tij është goditur dhe kërcënuar e fyer shqiptari nga fshati Çellopek, identiteti i të cilit nuk bëhet i njohur.

Lexuesi, poashtu thotë se maqedonasit që kanë sulmuar dhe fyer shqiptarin janë pronarë të një garazhe për centrimin e gomave të automjeteve, që sipas tij frekuentohet nga shumë shqiptarë të Pollogut.
Pronari i automjetit nga fshati Çellopek, policia e ka nxjerrur të pafajshëm dhe kjo ka irrituar tejmase maqedonasit të cilët kanë sulmuar edhe para policëve.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *