Home / Kryesoret / Maratonë noti në Ohër

Maratonë noti në Ohër

Në organizim të Klubit për sporte ujore ‘Valët e Ohrit 2008’, sot në Liqenin e Ohrit do të mbahet Maratona e parë olimpike e notit me gjatësi prej 10 kilometra,

Maratona do të notohet në pjesën më atraktive të liqenit, në shtegun pranë molit ‘Maqedonia’, me fillim në ora 12.00 dhe notuesit e parë pritet të arrijnë te caku afërsisht dy orë më vonë.

Për mbarëvajtjen e garës do të përkujdesen arbitra-delegatë të Federatës Ndërkombëtare të Notit (FINA).

Qëllimi i organizatorit është që kjo maratonë si disiplinë olimpike të bëhet pjesë e garave zyrtare të njohura nga FINA.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *