Home / Lajme / Rajon / “Marrëveshja e dy Gjermanive model i mirë për Kosovën”

“Marrëveshja e dy Gjermanive model i mirë për Kosovën”

Marrëveshja themelore e vitit 1972 mes Gjermanisë Perëndimore dhe Gjermanisë Lindore mund të shërbejë si model për Serbinë dhe Kosovën.

Kështu ka thënë për Deutsche Ëelle politologu dhe eksperti për Ballkanin, Ëerner Weidenfeld.

Sipas tij, gjendja është e tillë që ndoshta askush nga palët e mëdha në konflikt nuk do të heqë dorë nga qëndrimi i vet krejtësisht.

“Është si dikur mes Gjermanisë Perëndimore dhe Gjermanisë Lindore: dy pikëpamje të ndryshme, askush në thelb nuk heq dorë në parim, por ka një interes për përmirësimin praktik të situatës. Të gjitha palët vazhdojnë në parim pozicionin e tyre, por përtej tij ka një përmirësim të situatës praktike”

” Nëse ato janë të interesuara për kontakte më të mira, për shembull, në heqjen e pengesa për qarkullimin, atëherë modeli i marrëveshjes ndërmjet Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore mund të shërbejë sigurisht si model. Por në një marrëveshje të tillë nuk duhet të përfshihet çështja e statusit të Kosovës”.

“Këtë model unë e kam sugjeruar, për shembull, për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme. Nëse negociatat në konfliktin e Lindjes së Mesme fillojnë direkt me sqarimin statusit të Jerusalemit, ato nuk do të shkojnë kurrë përpara. Në konfliktin Lindje-Perëndim gjërat u bënë ndryshe dhe pati përparime të mëdha”, ka thënë ai.

Ky propozim erdhi në kohën kur Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka ndërmarrë iniciativë për hapjen e një dialogu brenda Serbisë për Kosovën, nismë kjo që po cilësohet në Serbi si përpjekje e tij për ndarjen e përgjegjësisë me të gjithë kombin për një njohje de facto të Kosovës.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *