Home / Kryesoret / Më në fund Haradinaj siguron 61 vota, ky është deputeti i cili ‘theu’ krizën politike!

Më në fund Haradinaj siguron 61 vota, ky është deputeti i cili ‘theu’ krizën politike!

Koalicioni parazgjedhor PDK-AAK-NISMA, më në fund ka arritur që ta siguroj numrin e mjaftueshëm të votave për ti formuar institucionet e reja

Tashmë ky koalicion ka siguruar 61 vota, këto të mjaftueshme për ta formuar Qeverinë e re. Burime të NewBorn brenda PAN-it tregojnë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deputetët e PDK-së, Elmi Reçica dhe Agim Aliu, kanë mbajtur takime me deputetin e AKR-së, Labinot Tahirin, prej të cilit kanë kërkuar përkrahjen e tij për formimin e institucioneve të reja dhe tejkalimin e krizës politike.

”Pas dështimit të seancës konstituive ka pasur takime mes deputetit të AKR-së, Labinot Tahirit dhe deputetëve të PDK-së, Elmi Reçicës dhe Agim Aliut, të cilët vijnë nga Ferizaji. Këto takime janë zhvilluar në Ferizaj. Përveç tyre, Labi ka takuar edhe Haradinajn ku i ka premtuar dhënien e votës për formimin e institucioneve të reja”, thonë këto burime.

Këto takime janë zhvilluar herë në Ferizaj mes Tahirit me Aliun e Reqicën e herë në Prishtinë mes Tahirit dhe Haradinajt

NewBorn, nga këto burime mëson se Tahiri ka premtuar Haradinajn, Aliun e Reçicën se do ti voton insitucionet e reja si dhe kandidatin e PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinajn, derisa për kryeparlamentar Tahiri ka thënë se do ta voton edhe Kadri Veselin, por se ai më shumë pëlqen një figurë tjetër për kryeparlamentar e cila është më e pëlqyer edhe për subjektet tjera parlamentare, siç mëson NewBorn, për shkak se presionet dhe kryqëzimet ndaj Tahirit do të ishin më të lehta, pas vendimit të tij.
”Labi e ka thënë qartë se është i gatshëm ta voton kandidatin tonë z.Haradinajn, por edhe kandidatin e PDK-së për kryetar kuvendi, duke parapëlqyer që ajo figurë të jetë një fytyrë e cila do të ishte më unike edhe për opozitën”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *