Home / Lajme / Rajon / Medevev: Sanksionet e reja i minuan shpresat për marrëdhënie më të mira midis Rusisë dhe SHBA-së

Medevev: Sanksionet e reja i minuan shpresat për marrëdhënie më të mira midis Rusisë dhe SHBA-së

Kryeministri rus Dmitrij Medvedev deklaroi se ligjin që e nënshkroi presidenti amerikan Donald Tramp, me të cilin vendosen sanksione të reja ndaj Rusisë, i jep fund shpresave për përmirësim të marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Tashmë nuk ka shpresë se do të rregullohen marrëdhëniet me adiministratën e SHBA-së”, ka thënë Medvedev përmes rrjetit social, Facebook.

Ai ka shtuar se Rusia do të përballet me sanksionet rreth supozimeve të ndërhyrjeve ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA dhe për agresionin e saj në Ukrainë dhe Siri, duke u bërë vetëm më e fuqishme si përgjigje ndaj amerikanëve.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë qetësisht në sferën ekonomike dhe sociale, do të zgjedhim disa detyra të rëndësishme qeveritare duke u nisur fillimisht nga vetj””, shtuar ai.

“Ne kemi mësuar se si të veprojmë nga e kaluara”, ka thënë tutje Medvedev.

Tramp e ka kundërshtuar kthimin e sanksioneve kundër Rusisë në ligj, mirëpo ka thënë se e ka nënshkruar legjislacionin pavarësisht “të metave të konsiderueshme”, për “hir të unitetit kombëtar”.

Sipas Medvedevit, qëndrimi i Trampit ka treguar “dobësi”.

“Kongresi amerikan e ka shënuar një fitore të madhe ndaj Trampit. Presidenti nuk ishte i kënaqur me sanksionet e reja, mirëpo atij i është dashur ta nënshkruajë legjislacionin”, ka deklaruar Medvedev.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *