Home / Lajme / Maqedoni / Mehmeti vrapon përkrah legjendës González (Foto)

Mehmeti vrapon përkrah legjendës González (Foto)

Në prag të ndeshjes së sotme për Super Cup në mes Manchester United dhe Real Madrid, legjenda e Madridit, Raúl González, nuk ka qëndruar pasiv. Ai së bashku me disa shokë ka dalë për vrap, rreth lumit Vardar, me qëllim për ta mbajtur trupin në formë dhe shëndetin,

Fotografia është bërë nga ish-deputetja Ermira Mehmeti, me një mbishkrim ‘Raul González vrapon me ne’ që nënkupton se edhe ajo vetë ka dalë për vrap përkrah legjendës, gjë të cilën edhe vetë Mehmeti e ka bërë traditë të agjendës ditore.

Përndryshe, sonte në Filip II Arena-Shkup, në ora 20:45 do të përballen dy ekipet gjigante Manchester UTD dhe Real Madrid.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *