Home / Kuriozitete / Mendoni dëshirat, më 12 gusht vjen shiu më i madh i meteorëve (Foto)

Mendoni dëshirat, më 12 gusht vjen shiu më i madh i meteorëve (Foto)

NASA ka bërë të ditur se natën e 12 gushtit do të ndodhë shiu më i madh i meteorëve që mbahet mend ndonjëherë. Sipas astronomëve, meteorët do të ndriçojnë qiellin e natës dhe disa madje mund të duken edhe ditën.

 

Shiu i Perseideve, siç quhet grupi i meteorëve që shkëputet nga bishti i kometës Swift-Tuttle, ndodh çdo vit në periudhën midis 17 korrikut e 24 gushtit, me kulmin midis 9 e 13 gushtit. Por intensiteti i shiut të sivjetëm, me 150-200 meteorë në orë (normalja është 80) është një rast i rrallë që nuk duhet humbur, pasi për të parë tjetrin do t’ju duhet të prisni vitin…2126!

Perseidet mund të shihen në hemisferën veriore, në pjesën veri-lindore të qiellit dhe në zenit (pika në qiell direkt sipër jush).

Për të parë një shi meteorësh, kyçi është “të kesh sa më tepër qiell të mundesh”, sipas Bill Cooke, eksperti i meteorëve në NASA. Shkoni në një zonë të errët, në periferi apo fshat dhe përgatituni të qëndroni jashtë për disa orë.

Syve iu duhen 30 minuta të përshtaten me errësirën dhe sa më shumë të qëndroni, aq më tepër do të shihni. 150 meteorë në orë do të thotë 2-3 për minutë, përfshirë edhe shigjetat e zbehta përkrah topave të shndritshëm. Fatmirësisht, këta të fundit janë të shumtë te Perseidet, ndryshe drita e Hënës do t’i kishte zhdukur të gjithë nga sytë tanë.

Gjithashtu lexo

Fqinjët gjermanë përcjellin në lot familjen shqiptare që kërkonte azil (Video)

Historia e një familjeje shqiptare që nxirret nga shtëpia për t’u deportuar, ka nxjerrë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *