Home / Shëndeti / Mënyra e vetme e rekomanduar nga mjekja që zhduk të nxirat nga trupi

Mënyra e vetme e rekomanduar nga mjekja që zhduk të nxirat nga trupi

Në nxitimin e sipër në jetën e përditshme ju ndodh të godisni padashje këmbën, kofshën apo krahun në ndonjë objekt të fortë. Më së shumti kjo ndodh natën, kur jeni të përgjumur dhe nuk keni ndezur dritën. Të nesërmen ose në moment evidentoni një njollë të madhe të errët. Por si mund ta hiqni qafe shpejt?

Dena Nader, MD, Drejtoreshë Rajonale Mjekësore për ‘MedExpress’, ka përgjigje. Këto njolla ndodhin kur gjaku rrjedh nga enët e vogla nën lëkurë, duke krijuar një ngjyrë të errët, ngjyrë vjollcë. Ju duhet të veproni shpejt. Vendosni disa qese akulli mbi zonën e vrarë për të ulur ënjtjen e menjëhershme.
Ftohja kufizon enët e gjakut, duke ngadalësuar rrjedhjen dhe parandaluar ngjyrosjen. Mbajeni akullin 10-20 minuta, disa herë në ditë.

“Nëse ënjtja është zhdukur, mund të përdorni një kompresë të ngrohtë, që në thelb promovon sjelljen e kundërt të kompresimit të ftohtë”, tha Dr. Nader. “Në këtë fazë, nxehtësia do të nxisë rrjedhjen e gjakut në këtë zonë, duke larguar çdo gram gjak të grumbulluar në atë vend,” shton më tej ajo.

Në përgjithësi, këto ‘plagë’ zgjasin 5-7 ditë, edhe pse kjo varet shpesh nga lloji i palgës. Nëse keni dhimbje edhe pas aplikimit të kësaj metodë, atëherë drejtohuni te mjeku. Ai mund t’ju japë mjekimin e duhur në rast se plaga është serioze.

Gjithashtu lexo

Alergjia ndaj kikirikut shërohet me kikirik

Fëmijët të cilët vuajnë nga alergjitë në kikirikë janë shëruar me sukses nga një metodë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *