Home / Lajme / Maqedoni / Mësohen emrat e drejtorëve të rinj të disa klinikave në Maqedoni

Mësohen emrat e drejtorëve të rinj të disa klinikave në Maqedoni

Dejan Dokiq është drejtori i ri i Klinikës për Pulmologji, ndërsa Goran Petrovski do të udhëheq me Klinikën për Endokrinologji. Ndryshime do të ketë edhe në 30 institucionet tjera shëndetësore,

Sipas informacioneve A1, Sofija Pejkova do të jetë drejtoreshë e re e Klinikës për Kirurgji Plastike, e cila do të vijë në vend të Smilja Tuxharova. Ndërsa në vend të Lidija Çevreska në Klinikën për Hematologji do të ulet Irina Panovska.

Drejtoreshë e re në Klinikën për Gjinekologji në vend të Marija Haxhi Lega, do të jetë Viktorija Jovanovska. Kurse drejtor i ri në Klinikën në Kozle do të jetë Angellço Andonovski, i cili do ta zë vendin e Aspazija Sofijanova.

Zv.ministri i Shëndetësisë, Goce Çakarovski, njoftoi se gjatë ditës së sotme do të emërohen drejtorë në 33 institucionet shëndetësore, ndërsa deri në fund të javës do të ketë edhe ndryshime tjera kadrovike.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *