Home / Lajme / Maqedoni / “Miratimi i propozim-ligjeve pa debat publik, nuk është demokraci”

“Miratimi i propozim-ligjeve pa debat publik, nuk është demokraci”

“Forumi i patriotëve mendjehapur” (FPM) ka reaguar ndaj lëvizjes së fundit të Qeverisë së Maqedonisë për miratimin e propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve. Nga FPM thonë se sjellja e propozim-ligjeve pa mendim ekspert dhe pa debat publik nuk është demokraci,

“Sjellja e materialeve zgjedhore pa mendim ekspertësh dhe pa debat publik, në seanca të mbyllura të Qeverisë nuk është demokraci, përkundrazi tregon se ajo është larg. Duam t’i tregojmë kryeministrit Zoran Zaev, se me lëvizjet e tij të fundit tregon se nuk dallon aspak nga paraardhësi i tij Nikolla Gruevski, tregon se atë që e ka thënë në opinion as që e ka menduar”, thonë nga FPM.

Ata kërkojnë nga kryeministri Zoran Zaev që të shpjegojë se si ligji për përdorimin e gjuhëve do të sjell jetë në Maqedoni.

“Jeni të obliguar të tregoni sa do të kushtojë kjo avantura juaj, sa ne si qytetarë do të paguajmë që ju të keni qetësi në koalicion dhe të jeni kryeministër. Dilni dhe tregoni publikisht deri kur planifikoni të paguani fatura që të mund të jeni kryeministër”, thonë nga FPM.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *