Home / Showbiz / Modelja shqiptare: Varfërinë që pashë në Shqipëri, s’e gjen mes shqiptarëve të Malit të Zi

Modelja shqiptare: Varfërinë që pashë në Shqipëri, s’e gjen mes shqiptarëve të Malit të Zi

Emina vendosi t’i bashkohej Nismës “Fundjavë Ndryshe” për të ndihmuar disa familje në fshatrat në njësinë administrative të Postribës ku pa nga afër mjerimin e tyre.

Tepër e prekur dhe me lot në sy, Çunmulaj ka rrëfyer emocionet e saj në një intervistë për “Tirana Today”. Modelja shqiptare ka treguar gjatë intervistës detaje mbi fëmijërinë e saj në malësinë e Tuzit, vështirësitë në vitet e para të karrierës në Itali dhe jetën që ka sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është e martuar me miliarderin iranian Sam Nazarian.

Në përgjithësi shqiptarët, qoftë në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë apo Maqedoni kanë vujt. Unë ndoshta kam mendu gjithmonë që shqiptarët jashtë Malit të Zi kanë vuajtur më shumë. Por unë të vërtetën, të them, atë që kam parë sot në Shqipëri, nuk ekziston tek shqiptarët në Mal të Zi. Se malësori nuk e len nanën të vuajë e të jetojë në kushte ashtu. Unë i thashë Arbrit, tan Malin e Zi me shëtit nëpër katunde e fshatrat shqiptare, ti s’mund ta shohësh nanën ashtu.” – u shprej ajo.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *