Home / Kryesoret / MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka vijuar të del tym nga djegia e saj që nga dita e djeshme. Edhe sot në këtë deponi sërish ka filluar zjarri ndërsa tymi ka vazhduar të del pa ndërprerë. Ndonëse zjarri që në orët e mbrëmjes është vënën nën kontroll megjithatë flakët janë vërejtur edhe gjatë ditës së sotme në këtë deponi, njofton Televizioni Koha.

 

 

Nga Shoqata Eco Guerilla kanë theksuar se problemi kryesor është tek mos pastrimi I deponisë në kohë sepse ndonëse e njejta nuk ka kushtuar aq shumë megjithatë është neglizhuar.Arjanit Xhaferi theksoi se nuk përjashtohen protesta masive për këtë deponi.

“Ne dënojmë përplasjet politike që bëhen në kurriz të shëndetit të qytetarëve të Tetovës. Ne kemi kërkuar që moti të dislokohet deponia por ajo nuk është larguar. Ne kemi në plan disa aktivitete, në mesin e tyre edhe një protest ndërsa për të njejtën do të infromojmë në kohë qytetarët, ndërsa kemi kontakte edhe me zyrtarë të qeverisë për këtë problematike. Mund të them lirisht se komuna e Tetovës është një nga komunat më pak transparente në Maqedoni, sepse 190 mijë euro nuk kanë mundur t`i sigurojnë që në fillim të mandatit për këtë deponi e jot ë presin kaq gjatë”, tha Xhaferi, transmeton Televizioni Koha.

 

 

Tymi nga djegia e deponisë ka mbuluar  gjatë orëve të natës dhe ditës së sotme tërë qytetin dhe rrethinën e Tetovës. Gjatë tërë natës zjarrfikësit sipas kryeshefit Uka Aliti kanë bërë kujdestari ndërsa u ëshët dashur që të intervenojnë edhe sot sepse sërish ka shpërthyer zjarr dhe është vërejtur tym i  madh.

 

 

Në një deklaratë me shkrim dega e LSDM-së në Tetovë njofton se qeveria ka ndarë mjete për disklokimin dhe pastrimin e deponisë.

“Qeveria e Maqedonisë ka sjellur vendim që të zgjidhet problem me deponinë në Tetovë.Janë siguruar mjetet, është nënshkruar marrëveshje për dislokim dhe pastrim të deponisë.Procesi duhet të fillojë nesër.SI duhet dikush e ka ditur këtë dhe për këtë dy ditë para se të fillojë realizimi dhe dislokimi e ka ndezur që të prolongohet pastrimi duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.Askujt nuk I nevojitet ndezja e deponisë por edhe atyre që e ndezin”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga LSMD-ja, dega në Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

 

 

Për katastrofën Ekologjike që ndodh në Tetovë si pasojë e mos pastrimit të së njejtës gishti është drejtuar tek autoritetet lokale të Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi për shkak se një nga ndotësit më të mëdhenj të shëndetit të banorëve të Tetovës është edhe kjo deponi ku grumbullohen me mijëra tonelata mbeturina dhe qëndrojnë një kohë të gjatë.

Në ndërkohë, qytetarë të Tetovës të organizuar në mënyrë sponatne sot kanë protestuar në qendër të Tetovës dhe para komunës së Tetovës duke shprehur pakënaqësinë e tyre për ndotjen nga djegia e dponisë gjatë ditës së djeshme dhe sotme. Qytetarët janë shprehur të mllefosur me kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifi duke u shprehur se ajo është fajtore për  këtë situatë.Protestuesit janë shprehur se të gjithë duhet që të ngrejnë zërin pa marrë parasysh shqiptarë, maqedonas, rom, turq bosnjak sepse të gjithë janë duke u helmuar.

“Të gjithë pa marrë parasysh se cilës kombësi I takojnë, cilës fe, parti duhet që të dalin dhe të ngrejnë zërin. Deponia është dashur që të pastrohet jot ë lihet deri në këtë gjendje dhe sot të thuhet se është dnezur me qëllim.Ajo nuk duhet të jetë aty, është dashur të pastrohet me kohë që të mos vijmë deri në këtë situatë”, ka thënë Darko Gavrovski, aktivist I shoqërisë civile. Protesta filluan  në sheshin e Tetovës për të vazhduar më pas drejt objektit të Komunës së Tetovës ku edhe është gjuajtur me vezë dhe janë hedhur mbeturina para komunës. Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi tha gjatë një prononcimi me gazetarë se ata që kanë protestuar e kanë patur mudnësinë që të bëjnë më shumë për qytetarët e Tetovës në të kaluarën”, transmeton Televizioni Koha.

“Ata që nuk votuan kredinë nga Banka për Ujësjellësin e Tetovës, ata që nuk votuan masat kudnër ndotjes, ata që nuk votuan asnjë projekt të mirë për qytetarët e Tetovës sot dalin si shpëtimtarë të Tetovës kurse këtë e kanë patur mundësi sa kanë qenë në pushtet”, tha Teuta Arifi, transmeton Televizioni Koha.

Ajo sqaroi se nesër do të pastrohet deponia ndërsa u arstyetua se problemet e Tetovës gjithnjë kanë qenë të tarshëguara dhe është dashur kohë për ti zgjidhur.Sipas saj, ka patur mudnësi që të zgjidhen parcialisht por është kërkuar zgjidhje afatgjate. Nga komuna  e Tetovës theksuan rastin e kanë denoncuar në Policinë e Tetovës e cila duhet të hetojë më tutje se kush qëndron prapa ndezjes së mbeturinave.

 

 

Nga policia theksuan se tashmë me këtë rast do të meret prokuroria themelore e Tetovës. Pjesëtarë të Policisë kanë dalur në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet lidhur me këtë rast. Përderisa institucionet vazhdojnë me hetimet edhe gjatë ditës së diel deponia e egër që përdoret si stacion për ngarkim dhe shkakrim të mbeturinave vazhdon të digjet dhe të del në tym, transmeton Televizioni Koha.

Jozyrtarisht meret vesh se ka patur raste që kanë kërkuar ndihmë në Spitalin Klinik të Tetovës si pasojë e tymit, por nga Spitali nuk kanë konfirmuar duke thënë se kohëve të fundit ka shumë pacient që kërkojnë ndihmë me vjellje dhe barkqitje dhe nuk është kofnrimuar se e njejta është pasojë e djegies së deponisë apo bëhet fjalë vetëm për virozë. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *