Home / Lajme / Maqedoni / Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me erë të dobët me drejtim të ndryshueshëm.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 10 deri më 20 gradë celsius, ndërsa ato të ditës prej 33 deri më 42 gradë.
Në shkup temperaturat do të ndryshojnë prej 18 deri më 41 gradë. Indeksi i rrezeve UV do të jetë 9.

Vendi do të jetë nën ndikim të valës së nxehtë dhe kryesisht me diell deri në ditën e enjte, ku në pjesën më të madhe temperatura do t’i kalojë 35 gradë, ndërsa në rajone të caktuara do t’i kalojë 40 gradë celsius. Temperaturat më të larta priten sot dhe nesër.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *