Home / Lajme / Maqedoni / MPB: Mediat e paguara serbe propagandë klasike për ta destabilizu Maqedoninë

MPB: Mediat e paguara serbe propagandë klasike për ta destabilizu Maqedoninë

“Bëhet fjalë për propagandë klasike”, kështu nga Ministria e Punëve të Brendshme i vlerësuan spekulimet e publikuara në disa media serbe për sulm eventual të personave të veshur me uniforma të policisë dhe të ushtrisë serbe në territorin e Maqedonisë me qëllim që të shkaktojnë luftë diplomatike, shkruan “Dojçe Vele”, njofton Portalb.mk.

Është identifikuar që spekulimet janë paraqitur në të njëjtën kohë me nënshkrimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Sipas shkrimeve të mediave serbe, Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev dëshiron të shkaktojë tension mes Maqedonisë dhe Serbisë. Sipas titullit “Zaev sulmon drejtpërdrejt serbet në Maqedoni?”, gazeta serbe “Vçeranje Novosti” shkruan se po përgatitet futje të grupit të armatosur shqiptar në zonën kufitare të Serbisë me Maqedoninë, që duhej të ishin të veshur me uniformë ushtrisë dhe të njësisë policore serbe, ndërsa detyra e tyre ishte që nëpërmes pjesëve të pakapshme të kufirit të kalojnë në territorin e Maqedonisë, duke kryer “gjurmim”. Megjithatë ajo grupe është inçizuar që mund të çojë deri te lufta diplomatike mes Maqedonisë dhe Serbisë.

Mediat serbe tashmë kanë paraqitur armiqësi drejt Maqedonisë paralelisht me përmirësimin e marrëdhënieve me Bullgarinë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *