Home / Lajme / Maqedoni / MPPS: Me ligjin për falimentuesit 3.000 persona do të marrin nga 7.569 denarë në muaj

MPPS: Me ligjin për falimentuesit 3.000 persona do të marrin nga 7.569 denarë në muaj

Rreth 3.000 persona të cilët do të fitojnë 7,596 denarë në muaj për të cilat  janë siguruar mjetet në Buxhet, janë përfshirë me propozim ligjin për falimentues që e miratoi Qeveria në seancën e mbrëmshme.

Siç kumtoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, propozim ligji parashikon të përfshihen personat e papunë të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës në ndërmarrjet me pronë dominuese shtetërore pas 1 janarit të vitit 1995, në përfundim me 31 dhjetorin e vitit 2016.

“Personi i papunë mund të fitojë të drejtën nëse i përmbush të paktën 15 vjet marrëdhënie pune në ndërmarrjet me pronë dominuese në shtete, i konfirmuar me M1/M2 formularët, nëse i është ndërprerë marrëdhënia e punës në ndërmarrje me pronë dominuese shtetërore, në bazë të falimentimit, likuidimit ose tepricës teknologjike, nëse në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji është në moshë prej të paktën 52 vjet (grua) apo 55 (burrë) nëse marrëdhënia e punës i është ndërprerë në përfundim me 31 dhjetorit të vitit 2016 dhe nëse ka realizuar të drejtën e kompensimit në para pas 1 janarit të vitit 1995 dhe i cili sipas realizimit të drejtës të kompensimit në para nuk është punësuar për një kohë të caktuar, gjegjësisht marrëdhënia e punës nuk i është ndërprerë sipas vullnetit dhe fajit të tij”, informon Ministria.

Sipas MPPS, një pjesë e dispozitave nga Ligji ekzistues, me të cilat rregullohet kjo çështje, e përfunduan funksionon e tyre dhe nuk kanë fuqi ligjore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *