Home / Lajme / Maqedoni / Myftinia e Tetovës: Të gjitha objektet në Kodrën e Diellit janë pa leje ndërtimi

Myftinia e Tetovës: Të gjitha objektet në Kodrën e Diellit janë pa leje ndërtimi

”Dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë në Kodrën e Diellit” ishte titulli i informacionit që ka qarkulluar sot në media. Në lidhje me padinë e dorëzuar në Prokurorinë e Tetovës nga dhjetëra qytetarë, për faktin se nuk dihet kush qëndron pas ndërtimit të xhamisë, një gjë të tillë për Telegrafi Maqedoni e ka demantuar Myftinia e Tetovës.

”Peticioni që është ngritur nga qytetarët, është sajesë dhe nuk ka asnjë argument për këtë. Sa i përket legalitetit për ndërtimin e Xhamisë në Kodrën e Diellit, ne kemi marrë leje nga Komuna e Tetovës por në menyrë verbale dhe jo me dokumente. Dokumentacion është në proces e sipër dhe kjo çështje do të rregullohet nga ana e Komunës. Përndryshe asnjë objekt në ‘Kodrën e Diellit’ nuk ka leje ndërtimi. Këtu përfshihet edhe kisha ortodokse. Nga ana tjetër, ne si institucion jemi shumë të prekur, për faktin se vetëm xhamia në ‘Kodër të Diellit’ është çështje diskutimi”, theksojnë për Telegrafin nga Myftinia e Tetovës.

Nga Myftinia e Tetovës, sa i përkët participimit për ndërtimin e xhamisë përmës mesazheve me telefon, thonë se gjithçka është transparente dhe ne të gjithë i kemi të regjistruar. Ndërtimin e xhamisë e ndihmojnë i gjithë populli. Me një fjalë, nuk ka persona apo individ për nismën në Kodrën e Diellit, iniciatorë i vetëm për ndërtimin e xhamisë, është BFI-ja.

Përndryshe, nga Prokuroria e Tetovës, janë përgjigjur shkurt se janë ndërmarrë masa në lidhje me padinë e dorëzuar dhe është në fazën e kontrollimit. Për këtë qëllim Prokuroria është drejtuar tek sektori për urbanizëm dhe inspektim në Komunën e Tetovës me kërkesë për sigurim të informacioneve të nevojshme.

Gjithashtu lexo

Cilët kanë punuar më shumë për ne, udhëheqësit komunistë sllavë të Titos, 1950-1980; apo udhëheqësit demokratë shqiptarë, 1990-2017

Sulejman Mehazi Pasi jemi shumë te revoltuar me politikëbërjen e shqiptarëve, do mundohemi të japim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *