Home / Sport / Në Tetovë ekspozohen tre trofetë e UEFA-s, gjithçka gati për Superkupën

Në Tetovë ekspozohen tre trofetë e UEFA-s, gjithçka gati për Superkupën

Maqedonia dhe futbolli maqedonas janë gati për një nga ditët më të lavdifshme të historisë sportive. Ajo ditë është mirëpritja e finales së Superkupës Europiane ndërmjet Real Madridit dhe Mnachester United. Admiruesit e futbollit në Tetovë patën rastin sot që të fotografohen me trofetë e “Champions League”, “Europa League” dhe Superkupës së Europës.

Telesport raporton se tre trofetë ishin të ekspozuar në stadiumin me bar artificial te Qendra Sportive, ku të pranishëm ishin një numër i konsiderueshëm njerëzish, të cilët fotografoheshin me trofetë. Sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski, në një deklaratë theksoi se Tetova ka dy ekipe në ligën e pare, ndaj edhe qytetarët e saj e meritojnë t’i shihnin e preknin nga afër këto trofe.

“E dimë se Superkuapa është “Shkupi 2017”. Donim që të gjithë këto trofe, gjithë kjo ngjarje, të jetë pjesë në krejt shtetin tonë. Jo rastësisht jemi sot këtu në Tetovë, si njëri nga qytetet më futbolldashëse në Republikën e Maqedonisë. E dini edhe vetë se ka dy ekipe të Ligës së Parë, ka ekipe edhe në ligat më të ulta, ka edhe shumë fëmijë të cilët mund të shihen në këtë ngjarje. Mendojmë se qyteti i Tetovës e meriton që këto trofe të jenë pjesë e qytetarëve,”- deklaroi Popovski. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *