Home / Showbiz / Një tjetër martesë vip, detaje nga dasma e Xhensilës dhe Besit

Një tjetër martesë vip, detaje nga dasma e Xhensilës dhe Besit

Besi dhe Xhensila shumë shpejt do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Dasma do të jetë madhështore dhe të ftuar do të jenë njerëz të famshëm dhe politikanë.

Organizimi i dasmës ka kohë që ka nisur dhe tashmë gjithçka është gati. Është zbuluar se nuk do të ketë vetëm një,  por dy ceremoni.  Dasma e parë do të jetë me miqtë e çiftit, të ftuar VIP, mes të cilëve do të ketë politikanë, biznesmenë, sportistë, njerëz të njohur të medias e artistë, dhe do të jetë e ideuar gjysmëmoderne e tradicionale.

Ndërsa ceremonia e dytë do të organizohet me familjet përkatëse të nuses dhe dhëndrit dhe do të dominohet nga elementët e traditës. Fustani i nuses është realizuar nga stilisti i njohur në Kosovë, Valdrin Sahiti, vendimin për të cilin Xhensila e ka marrë bashkë me partnerin, Besin.

Megjithatë çifti është munduar të mbajë sekret detaje të tjera nga martesa, si: numrin e të ftuarve dhe datat e ceremonive.

“Shpresoj të martohemi e të shkojnë gjërat mirë dhe mbarë”, ka treguar Besi në një nga intervistat e tij, ndërsa ka shpjeguar se si natyrë është i thjeshtë dhe praktik dhe do donte që edhe dasma e tij të ishte e thjeshtë. “Me Xhensilën kemi shtatë vjet. Por të gjithë shokët e mi që kanë fëmijë më thonë mos prit më, mos prit më. Plani ai është, që të martohemi dhe pastaj…”, shprehet aktori. Ndërkohë nuk e ka fshehur aspak dëshirën për t’u bërë baba.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *