Home / Lajme / Botë / Një ushtar i NATO-s ka humbur jetën në një sulm vetëvrasës në Afganistan
Afghan security forces inspect the site of suicide attack near an international airport in Kabul, Afghanistan, Sunday, May 17, 2015. A suicide bomber detonated an explosives-packed car near Kabul's international airport on Sunday, wounding at least 16 civilians in an attack that may have been aimed at vehicles of the European Union Police Mission in Afghanistan, officials said. (AP Photo/Rahmat Gul)

Një ushtar i NATO-s ka humbur jetën në një sulm vetëvrasës në Afganistan

Një ushtar i koalicionit ndërkombëtar ka humbur jetën, ndërsa pesë kolegë të tjerë të tij dhe përkthyesei janë plagosur në Afganistan, pas një sulmi të talebanëve me auto-bombë, i cili kishte cak një konvoj të kësaj ushtrie, kumtoi Aleanca veriatlantike.

Zyrtarë nga misioni mbështetës i NATO-s, kanë thënë se sulmi ka ndodhur dje në provincën e Kabulit.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në spital, derisa është bërë e ditur se dhjetëra civilë janë lënduar po ashtu gjatë këtij sulmi.

Talebanët e kanë marrë menjëhërë përgjegjësinë për sulmin.

Zyrtarët kanë thënë se ushtari i vrarë nuk është amerikan, mirëpo nuk kanë dhënë detaje shtesë.

Një tjetër sulm me makinë bombë ka ndodhur dy ditë më parë, në të cilin kanë vdekur 2 ushtarë në qytetin Kandahar, Afganistan.

Edhe për atë sulm përgjegjës kanë thënë të kenë qenë talebanët.

Sulmet kanë vënë në pah rreziqet me të cilat përballët ushtria amerikanë në Afganistan, derisa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, është duke konsideruar mundësitë e rritjes së trupave për t’i dhënë fund luftës me talebanët.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *