Home / Kryesoret / OBRM-PDUKM: Gjykata e Apelit veproi kundër ligjit

OBRM-PDUKM: Gjykata e Apelit veproi kundër ligjit

Në konferencë për shtyp, përfaqësuesi i OBRM-PDUKM-së, Zoran Iliovski tha se Gjykata e Apelit ka rënë nën ndikimin direkt të LSDM-së, të mediumeve nën kontrollin e tyre dhe të PSP-së dhe në këtë mënyrë ka marrë vendim skandaloz në kundërshtim me ligjin,

Dje, Gjykata e Apelit shfuqizoi vendimin e Gjykatës Themelore të Shkupit me të cilin ishte vendosur që bisedat e përgjuara në mënyrë joligjore të mos mund të përdoren si dëshmi në proceset gjyqësore dhe kjo sipas përfaqësuesve të OBRM-PDUKM-së është shkelje klasike e ligit dhe është kundër principeve të së drejtës dhe thjeshtë, kundër logjikës dhe mendimit racional.

‘Kjo është gjë shumë e rrezikshme, është një presedan joligjor dhe hap mundësi që përgjimet e pranuara në mënyrë joligjore të përdoren si dëshmi në procese gjyqësore, gjë që është plotësisht kundër ligjeve të RM-së dhe nga kjo nvnkuptojmë se prej sot qytetarët në vend se të mbështeten në drejtësinë e shtetit, ata duhet të jenë të varur nga mëshira e Zaevit dhe Verushevskit që tani janë në pozitë qeverisëse’, tha Iliovski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *