Home / Kryesoret / OBRM-PDUKM: Pasaportat nga gjykata janë marrë nën presione politike

OBRM-PDUKM: Pasaportat nga gjykata janë marrë nën presione politike

OBRM-PDUKM-ja sot ka reaguar ndaj marrjes së pasaportave të disa funksionarëve të tyre, dhe bëjnë thirrje për argumentime ligjore të vendimeve të gjykatave.

Marija Jakimovska nga radhët e OBRM-PDUKM-së, para Gjykatës së Apelit tha se me presion të Qeverisë së LSDM-së, gjykatat kanë sjellur vendim jashtë çdo logjike të shëndoshë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, gjykatat ndodhen në presion të organizuar politik dhe sulmi nga ana e Qeverisë së LSDM-së, mediumet nën kontroll të tyre dhe PSP-ja.

“Pikërisht për këto arsye, para një viti kjo gjykatë solli vendim që t’ia kthejë pasaportën Zoran Zaevit, i cili u kap duke dhënë ryshfet prej 200 mijë eurove. Gjykata duroi presion dhe lejoi të poshtërohet nga ana e Zaevit, i cili ikte nga seancat me arsye se kishte takime me ambasadorët, takime që më vonë u demantuan nga vetë ambasadorët”, tha Jakimovska.

Ajo shtoi se gjyqësori në Maqedoni ka kapacitet t’i rezistojë presionit dhe të sjell vendime në pajtim me normat ligjore të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *