Home / Kryesoret / OBRM-PDUKM: Qytetarët do ta dënojnë LSDM-në në zgjedhjet lokale

OBRM-PDUKM: Qytetarët do ta dënojnë LSDM-në në zgjedhjet lokale

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese akuzon pushtetin për paaftësi dhe joseriozitet në menaxhimin me zjarret, që sipas tyre, ka sjellur deri tek rrezikimi i jetës së mijëra qytetarëve në vend.

Sipas partisë opozitare, pushteti me paaftësinë e tyre ka lejuar që Maqedonia të shkrumbohet dhe të ndodhë katastrofë ekologjike, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Paaftësia e Qeverisë së LSDM-së nuk ka arritur të parandalojë zjarret e reja, edhe pse gjitha informacionet kanë treguar për rrezik nga zjarret dhe në këtë mënyrë ka futur në rrezik mijëra qytetarë. Qeveria e papërgjegjëshme e LSDM-së nuk arrit t’i shuajë zjarret lokale, të cilët eskaluan dhe vendosën në rrezik gjithë rajonin”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti i bëjnë thirrje LSDM-së t’u del në ndihmë qytetarëve dhe të ndihmojë në lokalizimin e zjarreve. OBRM-PDUKM thotë se qytetarët LSDM-në do ta dënojnë në zgjedhjet lokale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *