Home / Lajme / Maqedoni / Panairi i mjaltit në Strugë

Panairi i mjaltit në Strugë

Sot dhe nesër, në organizim të Shoqatës së bletarëve të Maqedonisë, në Strugë do të mbahet Panairi i 3-të i mjaltit.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e 20 prezantuesve nga Shkupi, Shtipi, Koçani, Ohri, Dibra, Makedonski Brodi, Vinica dhe Struga dhe mysafirëve nga Shqipëria dhe Serbia,

Tezgat do të vendosen para objektit të Komunës së Strugës. Qytetarët do të kenë mundësi të blejnë mjaltë dhe prodhime tjera të bletarisë drejtpërsëdrejti nga vetë prodhuesit, ndërsa në disa prej tyre do të shitet edhe mjaltë me certifikatë për prodhim organik.
Qëllimi i këtij manifestimi tradicional është promovimi i prodhimeve të bletarisë dhe të rritet përfaqësimi i bletarisë në Republikën e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *