Home / Lajme / Rajon / Panik në Vlorë: bien shkëmbinj mbi rrugën tek ‘Kalaja’

Panik në Vlorë: bien shkëmbinj mbi rrugën tek ‘Kalaja’

Frikë dhe panik në qyteti e Vlorës: masive shkëmborë janë shkëputur nga mali dhe kanë rënë në rrugën automobilistike tek vendi i quajtur ‘Kalaja”. Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima.

Policia e Vlorës njoftoi aty është shkëputur një masë shkëmbi dhe “ka mundësi të vazhdojnë të shkëputen të tjera”.

Momentalisht Policia, për siguri, ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum dhe u ka drejtuar një lutje të gjithë udhëtarëve me automjete të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të Ftohtë në drejtim Orikumit.

Po ashtu, edhe për drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi në drejtim të qytetit të Vlorës. Ndërkohë, jane njoftuar emergjencat civile, repari i xhenjos si dhe firma e mirëmbajtjes së rrugës të zgjidhin situatën.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *