Home / Lajme / Rajon / Panik në Vlorë: bien shkëmbinj mbi rrugën tek ‘Kalaja’

Panik në Vlorë: bien shkëmbinj mbi rrugën tek ‘Kalaja’

Frikë dhe panik në qyteti e Vlorës: masive shkëmborë janë shkëputur nga mali dhe kanë rënë në rrugën automobilistike tek vendi i quajtur ‘Kalaja”.

Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima.

Policia e Vlorës njoftoi aty është shkëputur një masë shkëmbi dhe “ka mundësi të vazhdojnë të shkëputen të tjera”.

Momentalisht Policia, për siguri, ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum dhe u ka drejtuar një lutje të gjithë udhëtarëve me automjete të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të Ftohtë në drejtim Orikumit. Po ashtu, edhe për drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi në drejtim të qytetit të Vlorës.

Ndërkohë, jane njoftuar emergjencat civile, repari i xhenjos si dhe firma e mirëmbajtjes së rrugës të zgjidhin situatën.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *