Home / Showbiz / Pas “Sa bukur Mario”, grimieri i Kim Kardashian tregon dhe njëher që është shqipëtar

Pas “Sa bukur Mario”, grimieri i Kim Kardashian tregon dhe njëher që është shqipëtar

“Sa bukur Mario… marshallah shumë bukur”,  ishte shprehja që e bëri Mario Dedivanovic, grimierin personal të Kim Kardashian një ndër personazhet më të dashura për të gjithë ne.

E kishim adhuruar sa herë që Kim shfaqej në publik, edhe pse qëndronte në prapaskenë dhe shumë pak dinim për të, por filluam ta donin edhe më shumë kur ai i mësoi bukuroshes të thoshte disa fjalë në shqip.

Kësaj radhe ai ka bërë një veprim që sigurish na bënë të ndihemi edhe më shumë krenar. Mario Dedivanovic ndodhet me pushime në një nga plazhet më të bukura në botë, “Macao” që ndodhet në Republikën Domenikane.

Ai është fotografuar me flamurin shqiptar mbi supe. Më pas këtë foto ai e ka ndarë me miqtë e tij të shumtë në Instagram ku ka treguar se sa krenar ndihet për prejardhjen e tij.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *