Home / Lajme / Maqedoni / Pellagonia mund të ketë deponi rajonale brenda dy viteve

Pellagonia mund të ketë deponi rajonale brenda dy viteve

Tanimë 16 vjet po bëhen bisedime për hapjen e deponisë rajonale të Pellagonisë, që do të ishte bazë për mbeturinat e nëntë komunave. Nëse sigurohen mjetet financiare, më së voni për 2 vite mund të hapet deponia me qendër në Novaci,

Përpunimi i dokumentacionit të nevojshëm është në fazën përfundimtare dhe nëse së shpejti sigurohen 30 milionë euro, për 2 vite pritet që rajoni i Pellagonisë të ketë deponinë rajonale. Deri më tani janë siguruar vetëm mjetet për përpunimin e dokumentacionit të nevojshëm nga fondet IPA dhe nëse sigurohen mjetet financiare për ndërtim, brenda një viti mund të fillojnë punimet për ndërtimin e deponisë.

Nga kompania që është e përfshirë në përpunimin e projektit, thonë se situata ekologjike është brengosëse sepse vetëm në këtë rajon ka mbi 100 deponi të egra.

‘Në rajonin e Pellagonisë ka mbi 100 deponi të egra, që nënkupton se ndikimi është shumë i madh. Por, sistemi i ri që planifikohet të ndërtohet, është projekt bashkëkohor sipas kërkesave dhe standardeve të BE-së për të parandaluar ndikimet negative që mund të krijojnë mbeturinat në shëndetin e njeriut ose në mjedisin jetësor’, thuhet në kumtesën e kompanisë.

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *