Home / Lajme / Maqedoni / Pens: Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në Perëndim

Pens: Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në Perëndim

Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në Perëndim, deklaroi sot në Podgoricë nënpresidenti amerikan Majk Pens dhe paralajmëroi se do të punojë në lidhjen midis BE-së, Ballkanit dhe SHBA-së.

Pens në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin malazez Dushko Markoviq deklaroi se vizita e tij në Mal të Zi e konfirmon mbështetjen e SHBA-së në rajon.

“Hyrja e Malit të Zi në NATO është sukses historik dhe e tregon fuqinë e këtij vendi vetëm dhjetë vite pas ripërtëritjes së pavarësisë. NATO përbëhet nga shtete të mëdha dhe të vogla, por SHBA-ja nuk ka aleatë të vegjël dhe ne e vlerësojmë aleancën tonë të re në NATO”, theksoi Pens.

Ai tha edhe se ardhmëria e rajonit është në Perëndim.

“Besoj se ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në Perëndim dhe gëzohem që do të punojmë për përforcim të lidhjes midis BE-së, Ballkanit dhe SHBA-së”, theksoi Pens.
Presidenti amerikan Pens, i cili dje udhëtoi për vizitë dyditore në Mal të Zi sot do të marrë pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut. Nikoqirë të takimit janë mali i Zi dhe Maqedonia e cila momentalisht kryeson me Kartën e Adriatikun.

Në takim krahas nikoqirit kryeministri malazez Markoviq dhe kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev marrin pjesë edhe kryeministrat i Kosovës Hashim Thaçi, i Shqipërisë Edi Rama, Kroacisë Andrej Plenkoviq, BeH-së Denis Zvizdiq dhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq.

Temë e Samitit janë proceset euro-atlantike në rajon, përforcim i reformave dhe roli dhe kontributi i Kartës së Adriatikut drejt sigurisë rajonale dhe globale. Në Samit janë paraparë më shumë takime bilaterale.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *