Home / Kryesoret / Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu keqardhje për mosavancimin dhe mos interesimin e shqiptarëve për këtë ministri, me theks të veçantë në njësinë speciale – elite të Armatës së Maqedonisë.

 

 

“ Ky zëvendësministër, si edhe shumë pararendës të tij shqiptarë, u përpoq të fshihte të vërtetën se përqindja e shqiptarëve në shumicën e sektorëve është pothuajse e papërfaqësuar. Ndonëse kjo Qeveri zotohej për reforma të thella, siç duket, me veprimet e deritanishme, dëshmohet vetëm avancimi i politikave diskriminuese ndaj shqiptarëve në secilin segment, përfshirë edhe njësitet e Armatës së Republikës së Maqedonisë. Mos përfaqësimi adekuatë dhe profesionistëve shqiptarë në pozitat e larta, është tregues i qartë se mungon vullneti, guximi dhe dëshira që shqiptarët të ndjehen si faktorë i barabartë në Armatën e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e Lëvzijes Besa, transmeton Televizioni Koha.

 

 

Më tej në reagim qëndron se në rrethana të tilla që janë si rezultat i inferioritetit të pushtetarëve shqiptarë, zëvendësministri i mbrojtjes në vend që të krijojë parakushte të barabarta për të gjitha etnitë ku shqiptarët do të kishin mundësinë për t’u avancuar me grada të larta në ARM, ai sillet si një marionetë e pafuqishme politike.

Lëvizja BESA shpreh shqetësimin e thellë me këtë gjendje e cila vazhdon në armatën shtetërore. Me këtë rast, kërkojmë nga zëvendësministri Bekim Maksuti që të merr vendime konkrete të afatizuara për rihapjen e arsimit të shkallës së 4 për nxënësit shqiptarë në kurse për nën oficerë disa mujorë ku do të merrnin pjesë nxënës shqiptarë me përgatitje adekuate. Po ashtu, Lëvizja BESA kërkon që të krijohen parakushte për nxënësit shqiptarë me arsim të mesëm që të dërgohen në akademinë ushtarake. Këto ndryshime duhet të fillojnë që nga administrata e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila aktet dhe rregulloret duhet t’i ketë edhe në gjuhën shqipe”, qëndron në reagimin e Lëvizjes Besa, përcjellë Televizioni Koha.

 

 

Ndryshe, zëvendvendës ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti pranon se ky numër vërtet është I vogël dhe zotohet se do të punohet për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike. Megjithatë sipas tij faji nuk qëndron vetëm tek përfaqësuesit politik, por edhe interesimi tejet i dobët i të rinjve për tu përfshi në këto njësite. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *