Home / Lajme / Botë / Përplaset luftanija amerikane, 10 marinarë të zhdukur – (VIDEO)

Përplaset luftanija amerikane, 10 marinarë të zhdukur – (VIDEO)

Marina e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se 10 marinarë konsiderohen të zhdukur, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur, pasi një luftanije është ndeshur sot me një anije-cisternë në pjesën lindore të Singaporit.

Luftanija USS John S McCain po lundronte në lindje të Singaporit dhe po përgatitej të ndalonte në port kur ndodhi përplasja me anijen me flamur liberian.
Një operacion i gjerë kërkimi e shpëtimi ka nisur ndërkohë. Kjo është përplasja e dytë e një anijeje të marinës amerikane në muajt e fundit. Ajo u raportua pak para agimit, në orën 5:24 sipas orës lokale dhe ndodhi në ngushticën e Singaporit, ndërsa USS John S McCain po përgatitej të bënte ndalesën rutinë në Portin e Singaporit. Autoritetet amerikane dhe Singapori po ashtu thanë se luftanija ishte dëmtuar në anën e majtë, çka edhe bëri që ajo të anohej. Anija me të cilën u përplas, Alnic MC, kishte pësuar dëme në një nga çisternat në krye të saj, mbi nivelin e detit, por asnjë nga ekuipazhi i saj nuk është lënduar dhe nuk ka pasur as rrjedhje nafte në det. Anija çisternë kishte një ngarkesë 30 mijë tonëshe, rreth tre herë më e rëndë se USS John McCain dhe ishte 182 metra e gjatë.

Helikopterët e ushtrisë amerikane dhe anijet e Marinës së Singaporit dhe Malajzisë, bashkë me rojat bregdetare, po kryejnë operacionin e kërkimit dhe shpëtimit. Sipas marinës amerikane, katër nga marinarët e plagosur kanë lëndime të lehta dhe janë evakuuar menjëherë drejt një spitali në Singapor. Luftanija tani po lundron vetë drejt bazës detare Changi të Singaporit.

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lindje e Mesme, një shtet i ri drejt krijimit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu shprehu mbështetje për krijimin e një shteti autonom kurd në Lindjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *